Klop, trajneri i ardhshëm i Përfaqësueses së Gjermanisë

20

Jurgen Klop mund të largohet nga Liverpuli në verën e 2022- it për të marrë drejtimin e Gjermanisë, sipas informacioneve që vijnë nga “Bild”. 53-vjeçari që drejton të kuqtë u shpreh se nuk kishte ndërmend të largohej nga Anglia pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në media. Por, kjo nuk i ka ndalur mediat gjermane për të menduar të kundërtën. Edhe pse tekniku që shpalli kampion Liverpulin në sezonin e kaluar ka një kontratë deri në 2024 në Ishull.

Sipas “Bild”, Jurgen Klop ka 68 për qind të shanseve për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane para Botërorit në Katar. Sipas tyre, Kampionati Evropian do të jetë i fundit për Joakim Lëv, i cili më pas do t’i lërë vendin Klopit. Kjo pasi Lëv nuk është më i dëshiruar më shumë njerëz në Gjermani ashtu si dhe në federatë.

Një kandidat tjetër për stolin e “Pancerave” ishte edhe Hansi Flik i Bajernit, por 56-vjeçari mohoi një kalim në kombëtare të paktën jo para skadimit të kontratës me kampionët e Evropës. Ndërkohë sipas gjermanëve, Klop nuk është i lumtur në “Anfield” duke parë edhe sezonin e keq që po kalon në Angli ku skuadra e Liverpulit ndodhet në vendin e gjashtë me 19 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Mançester Siti.

Në krahun tjetër, Lëv do të kishte mundësi të qëndronte në krye të skuadrës, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli dhe Gjermania fiton Evropianin në drekë. Por, kjo pak shanse ka të ndodhë edhe pse po flasim për një emër të madh në futbollin botëror.

Që Klop aspiron që një ditë të drejtojë kombëtaren e vendin të tij, ky nuk është një sekret por një dëshirë e çdo tekniku gjerman që është rritur në një zonë të pa njohur në Gjermani dhe vit pas viti ka ngjitur shkallët e karrierës duke arritur në majë falë punës dhe përkushtimit në profesion. Shanset për ta parë atë në krye të futbollit gjerman janë të shumta. Askush nuk mund t’i thotë jo një thirrje nga vendlindja, aq më tepër kur bëhet fjalë për një punë të tillë.