Klop lë në ankth tifozët e Liverpulit, merr vendimin për rinovimin e kontratës

0

Jurgen Klop padyshim që për momentin është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Sezonin që lamë pas me Liverpulin, ai u shpall kampion Europe dhe ka ndërtuar një ekip të admirueshëm. Gjermani ka një një marrëdhënie shumë të mirë me tifozët dhe në 2016-ën kur u bë pjesë e Liverpulit, nënshkroi një kontratë deri në vitn 2021.

Vitet kaluan dhe në kampin e të kuqve, po mendojnë për një rinovim të kontratës. Klop duke folur për mediat, nuk e konfirmoi faktin se mund të rinovojë kontratën, por e la të hapur si mundësi.

“Nuk e imagjinoj dot se një ditë nuk do të jemi trajneri i Liverpulit. Por, më e rëndësishme është të mos gjendem në një situatë ku tifozët do t’iu kthehem në i mërzitshëm, për faktin se akoma nuk jam larguar. Kjo është e vërtetë sepse në futboll këto situata përsëriten. Duhet të jesh gjithmonë në një situatë ku nuk humbet. Mua më pëlqejnë drejtuesit, atyre iu pëlqen puna ime dhe kështu kemi shumë kohë për të menduar për rinovim. Unë nuk dua të largohem para kontratës, ka thënë Jurgen Klop.

Comments are closed.