Jyrgen Klop nuk i heq asgjë paraqitjes së Liverpulit të tij dhe është shumë i kënaqur nga ajo që kampionët e tij prodhuan në “Wembley” ndaj Mançester Sitit.
“Uau, ishte me të vërtetë një paraqitje shumë e mirë, një ndeshje e fuqishme në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat kanë bërë një fazë përgatitore të ngjashme. Fola me Kevin De Bryjnen pas ndeshjes dhe të dy ramë dakord se nuk e dimë ende se në çfarë kondicioni jemi. Gjëja më e paktë që meritonim ishte barazimi. Një pritje e vendosi finalen dhe ne nuk mund të jemi kurrsesi të zhgënjyer. Paraqitja ishte shumë më e rëndësishme sesa një fitore.
“E dimë që jemi ende atje, e dimë që mund të luajmë akoma futboll të mirë. Në pjesën e parë mund të ishim vendosur më mirë. Por edhe ne patëm raste gjithashtu. Në pjesën e dytë ndryshuam disa gjëra në pozicionim. E donim trofeun dhe në fund ishte pak fat. Urime Mançester Sitit”.
Një problem muskulor për Milnerin shqetëson Liverpulin, por trajneri thotë se nuk është asgjë serioze: “Ishte një shqetësim i vogël muskulor. Ai duhet të jetë gati për javën tjetër. Mund të mos jetë gati të stërvitet të hënën, por do të jetë të martën”.
Dhe në fund, optimizmi që lë paraqitja e skuadrës së tij në fushë: “Do të përpiqemi që të fitojmë më shumë trofe këtë sezon dhe mendoj se djemtë e treguan këtë në fushë, i pashë shumë të uritur. Të dyja skuadrat donin të fitonin. Dhe skuadra ime nuk është aspak e kënaqur”.