Liverpuli arriti të mbyllte sezonin në mënyrën më të mirë ku pasi dështoi të fitonte titullin kampion edhe pse kishte 97 pikë, arriti të triumfonte në Ligën e Kampionëve duke e rikthyer në Angli pas shumë vitesh. Tashmë, Klop ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe kërkon të fitojë më shumë me Liverpuli.
Trajneri gjerman por mendon për merkaton e verës dhe sytë i ka hedhur nga Filipe Kutinjo. Mesfushori brazilian që u largua nga Liverpuli për të firmosur me Barcelonën, nuk arriti të tregonte vlerat e tij në Spanjë duke rezultuar një dështim. Përveç tifozëve katalanas, duket se Kutinjon nuk e duan as drejtuesit.
I gjendur përballë kësaj situate, Klop kërkon të përfitojë për të sjellë në “Anfield Road” mesfushorin brazilian. Megjithëse në katalonjë nuk po arrin të bëjë mirë, Barcelona nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet për një shifër më të vogël se sa e bleu në fillim.