Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është shprehur i kënaqur pas fitores 2-1 të marrë në fushën e Fulham-it.
“E nisëm ndeshjen shumë mirë, por e humbëm pak ritmin. Unë nuk jam trajneri me eksperiencën më të madhe dhe kam gjithmonë probleme të tilla pas ndeshjeve të Champions League”, ka thënë Klopp për “Sky Sport”.
“Pjesa e parë nuk ka qenë shumë e mirë, por në të dytën kemi patur disa mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Nuk e kemi bërë dhe Babel ka shënuar për Fulham-in. Ata e merituan golin, por ne merituam tri pikët. Duhet të them se ka qenë një mesditë e shkëlqyer”.
“Ne kërkojmë perfeksionin, por është e rrallë që ta gjesh. Burnley, Bayern, Fulham… duhet të përshtatesh. Njerëzit thonë se ne duhet të jemi më bindës, por ne jemi në hapat e parë të zhvillimit të ekipit, jo në të
fundit”.
“Milner? Ka qenë një zëvendësim i mirë në momentin e duhur. Kjo është”.