Ai është një nga aktorët me të pëlqyer për publikun shqiptarë, thënë ndryshe po bën namin në aktrim në teatër dhe film. Sapo është lançuar premiera e “Balkan blood” një bashkëpunim shqiptaro-kinez ku Klodian Hoxha ka pasur rolin e Charlsit, një pushtetar që nuk kursente asgjë për të mbajtur pushtetin. Flasim me Klodin për më shumë dhe për dy premierat që do publikohen këtë korrik “Internment” dhe “Njeriu me këmishë”…! Ai vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Klodian, filmi “Balkan blood” një prodhim shqiptaro-kinez të solli këtë herë me një rol të ri. Si të erdhi propozimi për të interpretuar Charls-in?
Përshëndetje gazeta “Koha” edhe faleminderit për intervistën! Po, është premiera më e re në të cilën pata fatin që të jem pjesë edhe jam shumë i lumtur për këtë. Unë u bëra pjesë e këtij filmi pas një takimi me producentin e filmit Blemir Dervishaj edhe folëm gjerësisht se si do zhvillohej filmi. MË pas takuam edhe regjisorin për të folur rreth skenarit ku më ofruan rolin e Charlsit. Unë pranova edhe u bëra pjesë e këtij grupi fantastik edhe për mua ka qenë një eksperiencë e bukur edhe tani po shijojmë suksesi e tij në pritje për një vazhdimësi të projekteve pasardhës.
KOHA: Para se të nisnin xhirimet, ti ishe në mëdyshje nëse duhet të luaje këtë rol apo një rol tjetër. Pse pikërisht Charles?
Me thënë të drejtën më pëlqeu shumë ky rol edhe nuk kisha dëshirë t’a ndërroja me asnjë tjetër. Është e vërtetë dhe ndodh që aktorët kanë gjithmonë rolin e partnerit, dëshirë për t’a luajtur edhe pse kanë rol shumë të mirë po gjithsesi ai roli i shokut është më i mirë, por kjo nuk ka ndodhur në këtë projekt.(Buzëqesh)
KOHA: Sa kohë të është dashur për t’u futur në brendësi të rolit?
Ka qenë një punë e madhe si për çdo rol tjetër që ka ato vështirësitë e veta por tek Charls ka qenë pak më i thjeshtë duke qenë se njohim karaktere të tillë që i kemi përditë në jetën tonë edhe që ushqehemi çdo ditë me ta sa ndez televizorin edhe mund të gjesh inspirim për rolin edhe për të ndërtuar atë.
KOHA: Ti tani je ndarë nga ai personazh apo jo? Apo të duhet ende kohë?
Jo akoma, qenka mirë të jesh i tillë, i pushtetshëm, i pasur, të bësh ç’të duash po e mbaj edhe pak kohë edhe po e dorëzoj(Qesh). Shaka, po jam ndarë nga ai personazh që më ka mësuar shumë edhe më ka bërë t’i dua më shumë njerëzit.
KOHA: Ti luajte përkrah aktorëve të njohur si Kamber Mici, Margent Çaushi dhe gjithashtu aktorëve kineze, si shkoi puna me ta?
Është gjithmonë kënaqësi të punosh me njerëz të mirë edhe profesionistë besojmë se kemi bërë një punë të mirë edhe ky është një gur fort në themelin e një bashkëpunimi të gjatë kinezo-shqiptar!
KOHA: Cilat kanë qenë disa nga momentet më të bukura gjatë realizimit të filmit?
Kur je në proces krijimi nuk mund t’a shijosh shumë sepse je gjithmonë në kërkim se si do sillet figura artistike ose si do ndërtohet personazhi në të tilla situate. Ajo që di të them është se atmosfera ka qenë shumë e mire edhe kemi kaluar jashtëzakonisht mirë si me stafin kinez por edhe me atë shqiptar.
KOHA: Të ndodhte që gjatë natës, në gjumë, të ëndërroje skenat e xhirimit?
Po me ndodh shpesh që të mendoj për rolin çdo aktori i ndodh. Unë zakonisht mbaj një bllok tek koka e krevatit edhe sa herë kam ndonjë mendim e shkruaj se të nesërmen e harroj që do të thotë, një aktor është gjithmonë në punë edhe kur del në rrugë studion tipologji të ndryshme njerëzish edhe karaktere të cilët mund t’i duhen ne rrolin pasardhës që kështu ta dini kur një aktor të shikon diçka po ta ”vjedh”. (Qesh)
KOHA: Me çfarë niste dita jote para se të dilje në sheshin e xhirimeve?
Dita ime niste me Charlsin edhe mbaronte me të, iknim bashkë në kafe bashkë në shtëpi kudo me të deri sa erdhi çak-u i fundit te filmit edhe ai iku me la vetëm, por e takova përsëri në premierë edhe ishte goxha rol.(Qesh)
KOHA: Po menjëherë pas xhirimeve, çfarë të priste?
Pune dhe vetëm punë…!
KOHA: Filmi është i suksesshëm dhe kjo është ajo për të cilën është punuar, por a i tejkaloi pritshmëritë kërkesa e publikut për ta parë këtë film?
Filmi është i zhanrit aksion edhe ka qenë i kërkuar në kinema. Për ne i kaloi pritshmëritë duke menduar se është një film komercial për një treg më të madh se ç’është Shqipëria pra logjikisht për tregun kinez edhe për këtë gjë jemi të lumtur. Në Kinë ka patur shumë sukses edhe është prit shumë mirë, shpresojmë që të vazhdojmë me bashkëpunime të tjera.
KOHA: Filmat aksion janë ato që të vijnë më shumë për shtat?
Tani që e pashë veten them që më shkojnë duke parë edhe portretin tim me ngjisin por aktori është qenie e përshtatshme edhe mund të bëj çdo rol që i besohet nga regjisori.
KOHA: Cila do të ishte sakrifica më e madhe që do të bëje për një rol?
Për një aktor çdo rol është një sakrificë e madhe, sepse duke jetuar shumë personalitete të ndryshme mund të vijë koha edhe të harrosh se kush je ti, prandaj aktrimi është një profesionet me të vështira, por gjithë ky mundim gjithë kjo sakrificë në fund shpërblehet.
KOHA: Aktorët, zakonisht, i identifikojnë me një nga personazhet që kanë interpretuar. Ty, me cilin prej tyre të kanë identifikuar?
Mua nuk do të më pëlqente që të identifikohesha vetëm nga një personazh, kam dëshirë që njerëzit kur të më shohin të thonë që ky është aktor edhe ky është vlerësimi më i madh për ne.
KOHA: Do na zbardhësh pak çështjen e çmimeve, sepse ke fituar disa të tillë apo jo?
Çmimet janë kurorëzimi i një pune impenjative. Është gjithmonë kënaqësi kur merr çmime edhe vlerësohesh nga juritë profesioniste. Kemi shumë çmime në teatër edhe film. raftet janë mbushur plot por shpresojmë ti shtojmë sa më shumë.(Buzëqesh)
KOHA: Cili është roli që mendon se “do ta qaje”?
Mendoj që roli pasardhës sepse e gjithë energjia ime fokusohet në të, pra çdo rol do jetë “i qarë” nga unë! (Buzëqesh)
KOHA: Publiku shqiptar të njeh si një aktor simpatik, me pak egërsi në të… Do të vazhdosh ta ruash këtë imazh?
Për momentin më pëlqen ky look edhe do vazhdoj edhe për ca kohë deri sa të mërzitem me të.
KOHA: Cilat janë angazhimet e tjera të Klodit?
Tani që mbyllëm premierën e filmit “Balkan bood” jam në pritje të dy premierave të reja filmike “Internment” edhe “Njeriu me këmishë” ku jam përsëri në rolet kryesor pastaj jam në Vjenë në një festival me filmin “Interment” që e ka në datë 10 konkurrimin, pastaj sa të kthehem jam direkt në xhirimet e një filmi amerikan që pritet të xhirohet në Shqipëri edhe kam një rrol shumë interesant që mezi po e pres ta materializoj por më gjerësisht mund të prononcohem më vonë edhe jam në pritje të mbylljeve të marrëveshjeve në disa projekte pasardhëse që kështu më kanë dalë pushimet jashtë parashikimeve ka për të qenë një vit shumë impenjativ për mua dhe më besoni jam shumë i lumtur.
KOHA: Veç punës, ke bërë ndopak qejf këto kohë?
Të punuarit për mua më jep shumë kënaqësi që do të thotë sa herë jam në punë jam duke bërë qejf (Qesh) Po më patë pushim mos m’u afroni më mirë, më rrini larg.
KOHA: Çfarë ka nga sot e tutje në planin profesional?
Ka shumë gjëra të bukura që do ti zbuloni një nga një dhe në kohën e duhur prandaj më ndiqni.