Kriza e Klivlend Kavalirs nuk njeh limite. LeBron Xhejms me shokë pësuan humbjen e katërt radhazi dhe të pestën sezonale përballë Indiana Pejsers me rezultatin 107–124. Në “Quicken Loans Arena” për Cavs vetën Xhejmss u mundua të bënte diçka, por 33 pikët e tij, 11 asistimet dhe 6 rikuperime ishin pak përballë një skuadra mjaft të organizuar si Pejsers. Jang dhe Kollison, me nga 26 dhe 25 pikë secili, ishin pika e referimit për skuadrën nga Indianapolis, që me 5 fitore dhe 3 humbje është ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.
Kthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi Hjuston Rokets, që gjeti Xhejms Harden në superformë në fitoren 107–119 në parketin e Nju Jork Niks. 31 pikë, 9 asistime dhe 5 rikuperime regjistroi Harden, që kishte statistikat më të mirë të ndeshjes.
Los Anxhelos Klipers vazhdon të kryesojnë Konferencën e Perëndimit, pasi kaloi 119–98 Dallas Maverik, skuadër që mbyll renditjen me vetëm një fitore në 9 ndeshje. Griffin edhe këtë radhë rezultoi më i miri për kalifornianët me 20 pikë, 7 asistime dhe 6 rikuperime.
Në takimet e tjerë të mbrëmjes Sharlot Hornets kaloi 126–122 Milvoki Baks, Filadelfias iu imponua 119–109 Atlanta Hauks, Feniks San triumfoi 116–122 në parketin e Uashington Uizards, Boston Seltik fitoi 113–86 me Sakremento Kings, Majami Hit më në fund gjen fitoren 97–91 ndaj Çikago Bulls, Memfis Grizzli u dorëzua 99–101 me Orlandon, Nju Orleans u mposht 98–104 nga Minnesota, Denver Nagets shpërtheu 129–111 ndaj Toronto Raptors dhe Juta Xhez triumfoi 112–103 ndaj Portlandit.