Gjithcka gati në Wembley për atë që është përkufizuar si dueli i vitit. Vlen kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA,Ibf, dhe Ibo mes Wladimir Klitschko dhe britanikut Anthony Joshua. Boksieri 41 vjecar nga Ukraina ka deklaruar se nuk i trembet aspak kundërshtarit më të ri në moshë. Klitschko vjen në këtë dyluftim pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury. Joshua, kampion në fuqi i versionit Ibf e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes. Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjse nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mëbnyrë këtë duel.
“Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqëndruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”.
Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen.
“Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar , kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk ka frikë, jam një luftëtar dhe eci me moeton, fito, mbrohu, ec përpara!.
Takimi që do të zhvillohet në stadiumin londinez dhe që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Supersport këtë të shtunë duke nisur nga ora 19.30 paralajmërohet si dueli më i ndjekur në Britaninë e madhe që nga viti i largët 1939.