Ish-kampioni botëror në boks në kategorinë e peshave të rënda ukrainasi Wladimir Klitschko paralajmëroi pensionimin me ç’rast ka mundësi që të zhvillojë ndeshjen e revanshit kundër britanikut Anthony Joshua, transmeton Anadolu Agency (AA). Boksieri ukrainas Klitschko, 41 vjeç, u mposht në muajin prill të këtij viti në raundin e 11 nga ana e kampionit aktual Joshua në ndeshjen spektakolare në Wemble të Londrës. Joshua shpresonte se Klitschko do të pranojë mundësinë për revansh, që duhej të mbahej më 11 nëntor në Las Vegas.
“Arrita gjithçka që ëndrroja, ndërsa tani dua të filloj një karrierë tjetër pas asaj sportive. Asnjëherë nuk kam mundur as të paramendoj se do të kem një karrierë aq të gjatë dhe të suksesshme”, tha Klitschko.
Kampioni i dyfishtë botëror në boks, i cili bashkoi titujt në kategorinë e rëndë në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2015, karrierën e përfundon me 64 fitore dhe pesë disfata.