Uashington, 4 janar – Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së Hillari Klinton dhe bashkëshorti i saj Bill Klinton, planifikojnë të marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trampit për president të SHBA-së, të caktuar për më 20 janar të vitit 2017, kumtuan bashkëpunëtorët e saj. Paralajmërimi se presidenti i dikurshëm amerikan dhe ish-sekretarja e shtetit do të marrin pjesë në inaugurimin e Trampit, vijoi menjëherë pasi zyra e pasardhësit të Klintonit në funksionin e presidentit, Xhorxh Bush i riu, kumtoi se ai dhe bashkëshortja e tij Lora do të paraqiten në ceremoni.