Eliminimi në minutat e fundit në Kupën e Botës ndaj Belgjikës, duket se i ka kushtuar shumë trajnerit të Japonisë, Akira Nishino. Federata Japoneze e Futbollit ka vendosur të mos ia besojë të ardhmen e kombëtares teknikut 63-vjeçar, i cili për hir të së vërtetës, ende nuk kishte marrë konfirmimin që do të qëndronte, madje që në momentin kur mori drejtimin e përfaqësues, më 13 prill, ai e dinte se pas përfundimit të Botërorit do të vendosej për të. Ndërkohë, Nishino mori përsipër të ishte në krye të kombëtares, menjëherë pasi federata shkarkoi Vahid Halilodzic dy muaj përpara startimit të Botërorit. Paraqitja shumë e dobët në përballjen ndaj Belgjikës rezultoi të ishte fatale, pasi në pjesën e dytë të takimit ata pësuan tre gola. Megjithatë, kandidatët kryesorë për të marrë në dorë kombëtaren japoneze është një emër i njohur i futbollit botëror. Bëhet fjalë për Jurgen Klisman. Ish-tekniku i Bajern Munih, kombëtares gjermane dhe ShBA-ve që nga viti 2016 është pa skuadër, ndaj do të ishte i gatshëm të pranonte një propozim të tillë.