Shkup, 7 prill – ISHP Klinika universitare për hematologji – Shkup, kumtoi se në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, të shkaktuar nga përhapja e KOVID-19, punohet me kapacitet të plotë në pajtim me rekomandimet për punë të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Për çdo ditë po zbatohen masa të cilët kanë për qëllim mbrojtjen dhe sigurinë maksimale të pacientëve dhe të personelit mjekësor, e në të njejtën kohë duke iu përgjigjur nevojave të pacientëve përmes sigurimit të trajtimit të vazhdueshëm 24 orësh”, thuhet në kumtesën e Klinikës.
Prej aty potencojnë se në kushte kur Klinika ballafaqohet me rritje të përditshme të numrit të të infektuarve me virusin KOVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka strategji saktë të përpiluar dhe orar për përfshirje të kuadrove nga të gjitha specialitetet në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me pandeminë.
“Nëse ka nevojë, personeli ekspert-mjekësor nga IPSH Klinika universitare për hematologji – Shkup, qëndron në dispozicion me tërë diturinë dhe përvojën që e ka. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe organizatave me qëllim të mirë, që në këto momente të vështira ta përkrahin personelin e përgjithshëm mjekësor, e jo ta vështirësojnë me krijimin e panikut, druarjes dhe mosbesimit. Ne japim maksimumin tonë që ta ruajmë dhe mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë, ndonjëherë me çmim edhe të shëndetit tonë”, apeluan nga Klinika. (koha.mk)