Shkup, 23 shkurt – Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë për sivjet ka caktuar buxhet prej rreth 133 milionë denarë të dedikuar për Klinikën universitare për kirurgji të fëmijëve, i cili është më i madh për rreth 9 milionë denarë nga buxheti për vitin e kaluar. Ky buxhet është dyfish më i madh nëse krahasohet me vitin 2012 kur ishte 65 milionë denarë, me çka konfirmohet fakti për investim sistematik dhe të vazhdueshëm në shëndetin publik në Republikën e Maqedonisë. Këtë sot e deklaroi drejtori i FSSHM-së Sasho Stefanovski i cili së bashku me drejtorin e po të njëjtit institucion Orhan Ramadani e vizituan Klinikën universitare për kirurgji të fëmijëve, ku u takuan me drejtorin e atin institucioni shëndetësor, Riste Simenov.
“Investimi sistematik dhe i vazhdueshëm në shëndetin publik përmes edukimit të kuadrit mjekësor, përmes investimit në pajisje të re të sofistifikuar mjekësore, vendosje e metodave të reja në institucionet publike shëndetësore ndikon në përparimin e praktikës mjekësore në shtet”, tha Stefanovski. Për Klinikën për kirurgji të fëmijëve, ai e potencoi faktin i cili është parametër botëror për matjen e kompleksitetit të intervenimeve të cilat bëhen në institucion të caktuar shëndetësor dhe quhet case mix index, i cili, siç tha, dyfish është rritur në vitet e fundit.
Potencoi se në Klinikë kryhen transplantime të veshkave te fëmijët dhe ata këtë e mbështesin me buxhet të kushtëzuar. Vitin e kaluat në këtë Klinikë, sqaroi, janë trajtuar 1.870 pacientë të cilëve u është kryer intervenim dhe janë hospitalizuar. Drejtori i Klinikën, Simeonov tha se numri i operacioneve në këtë institucion shëndetësor nga viti në vit është gjithnjë më i madh.
Sipas tij, bashkëpunimi i mirë me Fondin është para së gjithash benefit për pacientët për dhënie të shërbimeve më të mira shëndetësore për Klinikën. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Simeonov theksoi se operacionet më të ndërlikuara janë kardiokirurgjike, pastaj transplantimi i veshkës, por edhe kirurgjia e fëmijëve veçanërisht në kirurgjinë neonatale për fëmijë ka shumë operacione të ndërlikuara.