Shkup, 14 shtator – Pesëdhjetë pompa infuzioni me vlerë gati katër milionë denarë u dhanë si donacion për Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Fibrile në Shkup.
Bëhet fjalë për donacion nga kompania “DM”, ku ata theksojnë se synojnë të kontribuojnë në luftën kundër koronavirusit, por edhe të përmirësojnë pajisjet për të gjithë pacientët që mjekohen në spitalet në vend.
Kompania “DM” ka dhuruar në mënyrë të përsëritur prodhime të dezinfektimit dhe produktet e higjienës personale për Shoqatën Kombëtare të Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherëve, respiratorë në vlerë të përgjithshme prej 36.600 euro në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar dhe Spitalin Klinik në Manastir, koncentrues të oksigjenit për Spitalin e Përgjithshëm në Veles , si dhe klimatizime dhe karrocë për transferimin e instrumenteve dhe pajisjeve në Institutin për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit në Shkup.
“Paralelisht me rezultatet e suksesshme që arrijmë nga viti në vit, ne investojmë çdo ditë në komunitetin në të cilin operojmë. Nuk është vetëm gjesti ynë i mirënjohjes ose detyrimit, por përgjegjësia jonë, si pjesë e këtij tregu, të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së njerëzve në vendin tonë. Pompat e infuzionit tashmë janë dorëzuar dhe janë vënë në dispozicion në Klinikën Universitare për Sëmundjet Infektive dhe Gjendje Ferbile”, njoftuan nga kompania.