Shkup, 5 prill – Aparaturë e re për neurofidbek ( metodë me të cilën matet EEG dhe ndikohet në to), për stimulimin transkranial magnetik (procedurë e cila ka efekt në reduktimin e simptomave të depresionit), si dhe repart i rinovuar i spitalit, u promovuan sot në Klinikën Universitare të Psikiatrisë, me rastin e 7 prillit, Ditës ndërkombëtare të shëndetit.
Me këtë rast, Klinikën sot e vizituan ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe sekretari shtetëror në Ministri, Vlladimir Milloshev.
“Dita ndërkombëtare e shëndetit është mundësi e shkëlqyer të përkujtohemi në prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Përparimi i shëndetit mendor është lartë në agjendën tonë së bashku me vaksinimin dhe menaxhimin e vdekjes së sapolindurve. Nuk guxojmë të lejojmë që shëndeti mendor, gjegjësisht sëmundjet të mbesin tabu temë në shoqërinë tonë”, deklaroi Filipçe.
Theksoi se me drejtorin e Klinikës, Stojan Bajraktarov kanë biseduar për nevojën për pajisje të reja për diagnostikim të këtyre sëmundjeve dhe sjelljen e ilaçeve të reja të cilat do të jenë lehtësim i rëndësishëm i gjendjes së këtyre pacientëve.
Bajraktarov tha se Ministria e Shëndetësisë ka program të ri për shëndetin mental, i cili do të jetë strategji kombëtare dhe plan aksional, i cili shumë shpejtë do të përgatitet, në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shëndetit mental në Republikën e Maqedonisë.
Potencon se vazhdimisht punojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe trajtimeve të tyre, ndërsa janë rinovuar edhe të gjitha repartet, ambulanca dhe spitali ditor.
“Kemi shërbime të reja në muajt e fundit të cilat implementohen dhe përmes pakove të reja të shërbimeve të cilat nuk i mundëson Fondi për sigurim shëndetësor. Kemi hapur disa kabinete të reja, ndërsa në këtë periudhë fillojmë edhe me dy projekte shkencore-hulumtuese. Kemi pajisje edhe për diagnostikim dhe trajtim , ndërsa laboratorin planifikojmë ta zgjerojmë me procedura të reja diagnostikuese. Jemi në procesin e furnizimit të pajisjeve të reja për diagnostikim të mjeteve për fjetje, osepolisonografi mobile”, shtoi Bajraktarov.