Nga Këshilli i Investitorëve thonë se për kompanitë e huaja që punojnë në vend, rëndësi kryesore kanë çështjet siç janë sigurimi i parashikueshmërisë dhe konsistencës apo balancit në ambientin afarist, gjë që ka rëndësi primare për çdo investitorë në planifikimin dhe parashikimin e proceseve ekonomike dhe investimeve
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 14 tetor – Në gjashtë muajt e parë të vitit në Maqedoninë e Veriut janë investuar afër 123 milionë euro, tregojnë të dhënat zyrtare. “Në periudhën janar-qershor, totali i investimeve të huaja direkte në vend është 122,6 milionë euro si rezultat i neto prurjeve në bazë të kapitalit pronësor dhe investimit të serishëm të fitimit (68.9 milionë euro dhe 99.8 milionë euro ), në kushte të neto derdhjeve në bazë të instrumenteve të borxhit në vlerë prej 46.1 milionë euro“, tregojnë analizat e Bankë s Popullore të Maqedonisë. Në ndërkohë Këshilli i Investitorëve të huaj në vend ka prezantuar edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen investitorë t e huaj në punë n e tyre, si dhe ka rekomanduar edhe hapa që duhet të ndërmerr ekzekutivi për tejkalimin e tyre.
Nga Këshilli i Investitorëve thonë se për kompanitë e huaja që punojnë në vend , rëndësi kryesore kanë çështjet siç janë sigurimi i parashikueshmërisë dhe konzistencës apo balancës në ambientin afarist, që ka rëndë si primare për çdo investitor në planifikimin dhe parashikimin e proceseve ekonomike dhe investimeve.
Investitorë t e huaj kanë përsëritur kërkesat e vjetra , si dhe kanë shtuar disa të reja. Sipas kryetarit të Këshillit të Investitorë ve të Huaj, Shtefan Peter, ndër pesë prioritetet për ta janë harmonizimi i shkallëve të doganës të komponentëve të caktuara të nevojshme për prodhimin e prodhimeve teknologjikisht të avancuara. Ai shton më tej se kërkohet edhe qasje e re për tërheqjen dhe kujdesin për investitorët e huaj që nënkupton një qendër one stop shop efikase , me përvojë dhe të paanshme për investitorë t e huaj në vend, që do të jetë fleksibile në vendosjen dhe zgjidhjen e problemeve. Ai ka ritheksuar edhe kërkesat e vjetra që i parashtrojnë për vite me radhë, jo vetëm afaristët vendor, por edhe investitorët e huaj.
“Kërkohet krijimi i kushteve për kuadër profesional në bazë të nevojave të tregut të punës dhe pengimi i procesit të migrimit masovik të fuqisë së se të aftë për punë. Kërkesat e tjera janë konsultimi i obligueshëm me investitorë t e huaj për rregullativën ligjore, administrata efikase dhe sundimi i ligjit”, thotë me tej Peter. Nga ana tjetër, para dy vitesh investitorë t e huaj kanë kërkuar një klimë më të mirë biznesi me përforcimin e instrumenteve për luftë kundër ekonomisë informale me qëllim të sigurimit të kushteve fer në treg, shkallën më të lartë të besimit ndaj institucioneve të sistemit, vendosjen e ambientit stabil, të parashikueshëm dhe konkurrues si element kryesor për çdo investitor të huaj, krijimin e ligjeve të qarta dhe të zbatueshme me mundësi të pjesëmarrjes së sektorit të biznesit në përgatitjen e tyre si dhe vazhdimin e reformave në administratë n publike. Në ndërkohë, analiza dhe raportet e ndryshme udhëzojnë se kriza e koronavirusit do të ketë ndikime të më dha ndaj investimeve të huaja. Raporti i fundit i Stejt Departamentit amerikan thekson se korniza ligjore për investime në një pjesë të madhe është në përputhje me standardet ndërkombëtare , ndërsa investitorët e huaj trajtohen njëjtë si ato vendor.
“Shteti ka thjeshtësuar kornizën rregullatore për investitorët e huaj që punojnë në zonat teknologjike, që në përgjithësi kanë përvojë pozitive dhe bashkë punim të mirë më përfaqësuesit qeveritar. Në mënyrë shtesë, faktorë t pozitiv për nxitjen e investimeve të huaja dhe rritjen ekonomike të vendit janë edhe hyrja e shtetit në NATO, zgjidhja e çështjes me emrin me Greqinë dhe fillimi i negociatave për anëtarësim me BE-në”, thuhet më tej në raport. Mirë po raporti i shton më tej, se e tërë rregullativa mbetet e ndërlikuar, ndërsa ndryshimet e shpeshta ligjore së bashku me interpretimin jokonzistent të rregullave, krijon ambient të paparashikueshëm afarist të qëlluar për korrupsion. Ndryshe, kriza e pandemisë ndër të tjerash do të prekë edhe investimet e huaja në botë . Agjencia e Kombeve të Bashkuara – Unktad në raportin e saj të fundit vlerëson se vendet në zhvillim do të shënojnë ulje të investimeve prej 25 deri 40 për qind si rrjedhojë e krizës me COVID-19 dhe ndikimit të recesionit apo ngadalësimit të aktivitetit ekonomik të shkaktuar nga pandemia. Masat shtrënguese dhe kufizimet e ndryshme për të luftuar pandeminë do të kufizojnë edhe ekonominë dhe biznesin si dhe do të sjellin rishikim të projekteve të reja të kompanive të huaja, vlerëson UNKTAD. (koha.mk)