Shkup, 7 nëntor – Banorët e qytetit të Shkupit gati çdo ditë po ballafaqohen me problemin e pritjeve të gjata për të pagur vetëm një faturë të energjisë elektrike. Ata të revoltuar shprehen se nga pritja e gjatë që në orët e para të mëngjesit nuk mundë të arrijnë as në punët e tyre, shkruan gazeta KOHA.
“Ka dy orë që presim, këtu është shkaktuar një kaos i vërtet pasi që është një numër i madh të cilët presin vetëm për të paguar një faturë. Ne jemi nëpër puna dhe shkaku i punonjësve të EVN-së që duhet ti presim për të kryer kafen ne vonohemi. Kjo nuk është në rregull kështu, pasi në këtë qendër është vetëm një punonjës që bënë pagesën e faturave, edhe ai që është merr kohë 30 minuta për ta paguar një faturë”, shprehet i revoltuar një banor i Shkupit.
Ai gjithashtu shton se ka edhe nga ata që vijnë për të paguar mirëpo e shohin që është e pa mundur dhe kthehen. Ai bënë apel që të merren masa ndaj këtij problemi pasi nuk ndodh vetëm një ditë por çdo ditë. (koha.mk)