Klerikët: Studentë, dialogoni!

6

Përfaqësues të klerit në Shqipëri shprehën qëndrim të unifikuar pro dialogut të të gjithë faktorëve, në lidhje me protestën e rinisë studentore.
Kryegjyshi Baba Mondi tha: “Lutemi që të gjenden urat e bashkëpunimit”.

Dom Henry i Kishës Katolike, referuar kërkesave financiare të studentëve protestues, përmendi një fakt nga jeta personale: “Jam holandez që ka shfrytëzuar nga demokracia universitetin dhe jam arsimuar falas. Jam i tronditur që të varfërit në Shqipëri nuk kanë mundësi për të studiuar”.

Pastor Ylli Doçi, referuar festave të fundvitit, tha se edhe Krishtlindja ishte një situatë e vështirë, por Krishti u lind e solli shpresë.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, përmendi shembullin e profetëve që kanë dialoguar në situata nga më ekstremet: “Dialogu dhe vetëm dialogu mes qeverisë dhe studentëve, për zgjidhjen e kërkesave legjitime. Është koha që të këputen tentakulat e oktapodit të korrupsionit në universitete”.

Myftiu e mbylli me një citim nga diplomati Mit’hat Frashëri: “Ena kallaiset nga brenda”.

Comments are closed.