Me muzikë është marrë që e vogël duke qenë pjesëmarrëse në shumë festival e më pas edhe mbaron studimet në këtë drejtim kurse sot është një prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare. Arta Memeti, vajza e cila bën për vete të gjithë vjen në një rrëfim shumë ndryshe për InfraRed të gazetës Koha duke treguar gjëra të pathëna rreth karrierës së saj, si ia arriti të gjitha vetë!?
KOHA: Sa ka ndryshuar Arta nga momenti që ka vendosur të merret me muzikë?
Me muzikë kam filluar të merrem që në moshë të re dhe përkundrazi nuk më ka ndryshuar por e kam gjetur veten aty.
KOHA: Ke qenë gjithmonë pjesë e thashethemeve të ndryshme, si ua mbyll gojën atyre që merren me punët tua?
Preferoj të diskutoj temat ku përfshihet emri im që gjithçka të jetë e kuptueshme për publikun, komunikimi është gjithçka dhe mendoj që fjalët duhet të trajtohen me fjalë që kanë peshë.
KOHA: Videoprojekti i fundit ka pasur vërtetë shumë sukses, kush është në të vërtetë KleoArta?
Kleoarta është një vajzë që ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë për të përjetuar sot këto ditë me plot sukses dhe dashuri, Kleoarta është vajza që nuk u dorëzua kurrë.
KOHA: A e sheh veten në muzikë edhe shumë gjatë?
Muzika do më rrethojë deri në fund të jetës sime për shkak që edhe e kam studiuar atë dhe nëse një ditë për shkak të moshës do mungoja në skenë nuk do të mungoja edhe në sipërfaqet ku muzika mësohet nga gjeneratat e reja.
KOHA: Thuhet se në muzikë përfitohet shumë, sa ke përfituar ti deri më sot?
Në fillim ka mjaftuar dashuria dhe respekti i shumë fansave, kolegëve, familjes dhe shoqërisë për të vazhduar përpara, investimet kanë qenë të shumta dhe tashmë kanë filluar ditët ku puna ime ka nisur të shpërblehet dhe të përfitoj prej saj aq sa e meritoj.
KOHA: Krahas fitimit ka edhe shumë shpenzime, si i mbulon ato?
Familja ime është një nga arsyet që sot jam ku jam, krah tyre dhe punës time gjithçka ka qenë e mundur.
KOHA: A bën ndonjë punë tjetër krahas muzikës?
Për momentin jo, jam e përkushtuar vetëm në muzikë.
KOHA: Po një 24 orë nga mëngjesi deri në mbrëmje si është i Artës?
Lokacioni im më i frekuentuar është studio ku realizoj këngët, nuk kam shumë shoqëri për të humbur kohën nëpër kafe ose gjëra të tilla, kam vetëm bashkëpunëtorë dhe çdo ditë e imja është shumë e përkushtuar rreth muzikës dhe vetes time, fitnesi është një nga gjërat që nuk anashkalohet nga 24 orëshi im.
KOHA: Zakonisht edhe në skenën botërore shohim duete mes këngëtareve të njohura femra, pse tek ne pak ndodhin ose edhe ato pak me familjarë e të ngjashëm?
KOHA: Ndoshta është pak më e vështirë të zgjidhet tema për një këngë të tillë mes dy femrave ose është e vështirë që të bësh dy femra bashkë tek ne.
KOHA: Si do e fillosh këtë vit në aspektin artistik?
Jam në përgatitje të projektit të radhës që planifikoj të publikoj këtë muaj dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ne artistët për të filluar një vit tjetër me suksese.