Një 18-vjecar nga Shqipëria mes mjeshtërave më të mëdhenj të bilardos. Quhet Klenti Kaci dhe ka aftësi dhe një talent të jashtëzakonshëm për një 18-vjecar, që i lejuan të fitonte dhe Kampionatin Masters të Aramith në New York, me Klentin që arriti të mposhtë në finale finlipinasin Carlo Biado me rezultatin e pastër 2-0. Përvec triumfit në këtë turne prestigjoz, Klenti ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave amerikane për talentin e tij dhe për moshën e re, teksa e konsiderojnë një të ardhme të sigurtë në të sport. Në një prej shkrimeve dedikuar pikërisht Klentit lexohet se djaloshi, që luan rregullisht në Euro Tour, prej 8 muajsh gjendet në SH.B.A. ku ka zhvilluar një sërë sfidash për të fituar më tepër përvojë. Suksesi i arritur prej tij në Aramith Mastëer Championship, që është një turne i vlefshëm për Ëorld Pool Series ishte një pasqyrim i aftësive të 18 vjecarit shqiptar, aq sa shumë komentator lojën e tij në finale me Biadon e cilësuan si atë të një veterani duke shfaqur një pjekuri të madhe. Suksesi në Mastersin e Aramith i siguroi Klentit dhe cekun prej 12 mijë dollarësh për vendin e parë por mbi të gjitha një vend mes mjeshtërave të bilardos botërore.