Shkup, 10 janar – Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë do të mundësojë të jepen me recetë barnat antikoagulant, respektivisht barnat e listës spitalore “kleksan” dhe “fraksiparin”, të cilat sipas procedurës së rregullt, refundohen dhe mundësojnë terapi tremujore për personat me sëmundje kronike dhe lokator për gjetjen e barnatores më të afërt dhe institucionit shëndetësor (që ka marrëveshje me Fondin) më të afërt. Këto janë projektet e lëmisë farmaceutike të cilat u shqyrtuan në takimin e sotshëm mes drejtorëve të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanoski dhe kryetaren e Odës Farmaceutike të Maqedonisë, Bistra Angelovska së bashku me shërbimet profesionale të të dy institucioneve. Politika e Fondit është të jetë transparent, i koordinuar dhe në sinkronizim me të gjitha shoqëritë ‘esnafe’ dhe të atyre që mund të kontribuojnë për realizimin e ideve dhe projekteve të caktuara ku do të jenë të kyçur persona profesional prej të gjitha odave. Drejtori Sasho Stefanoski theksoni se është e nevojshme të vijmë në një zgjidhje të arsyeshme që nënkupton zbatimin e këtyre ideve nëpër terrene, përmirësimin e kushteve dhe të drejtës së pacientëve sa i përket Ligjit për kujdes shëndetësor. Drejtori informoi se Fondi në bashkëpunim me Odën farmaceutike bisedojnë për një numër më të madh të projekteve të rëndësishme të cilat kanë për qëllim rritjen e sasisë së barnave për të siguruarit. Sa i përket projektit për terapinë tremujore të pacientëve me sëmundje kronike, theksoi se do të shkëmbejnë mendime për të gjetur zgjidhjen dhe metodologjinë më të përshtatshme që do mund të zbatohet dhe njëkohësisht të reflektojë e arsyeshme tek të siguruarit dhe barnatoret. Do t’i zhvillojmë kriteret e nevojshme, do të mendojmë si t’a implementojmë më shpejt këtë projekt, t’a realizojmë premtimin ashtu që në fund të kuartalit të parë të vitit 2017, ky projekt të jetë operativ dhe të siguruarit të fillojnë t’i shfrytëzojnë dobitë e tij. Projekti i tretë është i lidhur me sektorin e IT dhe ka të bëjë me lehtësimet gjatë kërkimit të institucioneve shëndetësore publike dhe private sidomos barnatoreve që kanë marrëveshje me Fondin. Stefanoski potencoi se planifikohet të krijohet aplikacion i rij për shfrytëzuesit e smartfonave ashtu që të siguruarit do mund t’a gjejnë barnatoren më të afërt nga lokacioni ku gjenden ose vendi ku ata jetojnë, të informohen se cila barnatore është e hapur, cila është barnatorja kujdestare,etj. Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani, njoftoi se në vitin 2015 Fondi për barin “kleksan” ka paguar mjete në vlerë rreth 10 milionë denarëve. “Tash besoj se kemi gjetur një mënyrë më të përshtatshme për t’u furnizuar me ‘kleksan’, në fakt të siguruarit do mund ta marrin ‘kleksanin’ ose ‘fraksiparinin’ e përshkruar në recetë drejtpërdrejt nga barnatorja”, tha ai.