Filmi i animuar i pushimeve “Klaus”, prodhim i Netflix është parë në 30 milionë familje në të gjithë botën vetëm gjatë muajit të parë, duke u bërë kështu një ndër filmat më të ndjekur të shërbimit streaming. Filmi tregon historinë se si Klaus u shndërrua në Santa.
Fillimisht ai ishte thjesht një artizan lodrash, por njohja me një postier egoist dhe dembel do ta bëjë babagjyshin më të famshëm në botë. Shkruar dhe drejtuar nga animatori spanjoll Sergio Pablos, filmi është një aventurë që tregon një miqësi thuajse të pamundur, e cila më vonë je një mesazh për të gjithë. Silluni mirë me njeri tjetrin.