Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, konfirmoi në mikrofonët e “Onda Cero” në programin “Transistor”, datën dhe orwn në të cilën do të luhet klasikja e parë e “La Liga Santader”, 2017-2018. Thebes shpjegoi se ndeshja do të luhet të shtunën e 23 dhjetorit, në orën 13:00. “Santiago Bernabeu” do të presë këtë klasike. Në intervistë, Thebes, gjithashtu, shpjegoi se është përjashtuar si president i mundshëm i RFEF: “Unë nuk do tw jem në të ardhmen president i Federatës Spanjolle të Futbollit”.