Strugë, 11 nëntor – Prindërit e nxënësve fëmijët e të cilëve mësojnë në objektin e vjetër të shkollës “Vëllezërit Milladinov”, alarmojnë se fëmijët e tyre mësojnë në klasë me tym. Mjeku i urgjencës në qytetin e Strugës, Milot Rizvani, në cilësinë e prindërit deri te gazeta KOHA ka prezantuar shqetësimin se nxënësit e ciklit të ulët që mësojnë në këtë objekt për çdo ditë, sidomos në orët e para të ditës ndeshen me klasë të tymosura si rezultat i stufave të vjetar apo oxhaqeve të papastruar. Ai duke kërkuar një ndërhyrje të shpejtë të autoriteteve nënvizon se me shëndetin e fëmijëve nuk duhet të luhet me asnjë çmim. Prindërit, sipas Rizvanit, do të marrin masa të tjera në rast se autoritetet nuk ndërhyn për këtë çështje. “Me asnjë çmim nuk mund të lejojmë të luhet me shëndetin e fëmijëve, të cilët detyrohen që për disa orë të qëndrojnë në një ambient të tymosur, i cili mund të sjelli edhe pasoja shëndetësore për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Këtë çështje e kam ngritur te autoritetet shkollore dhe pres që ndërhyrja të bëhet në një kohë të afërme. Nëse shkolla nuk ka mundësi, atëherë ne si prindër të organizohemi ashtu siç jemi organizuar për një sërë investimesh, do të kontribuojmë edhe në këtë drejtim”, përfundon ai. Ndërkohë, drejtori i Shkollës fillore, Shkëlqim Aliu, potencon se është njohur me këtë shqetësim, duke nënvizuar se ai po merr të gjithë masat që nxënësit të kenë një ambient të pranueshëm për mësim. Aliu shton se objekti në të cilin… (më gjerësisht në numrin e nesërm në gazetën KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.