Drejtori i mëparshëm i inteligjencës nacionale të SHBA-sl, Xhejms Klaper deklaroi sot se skandali Uotergejt (1974) është asgjë në krahasim me aferën për gjoja implikimin rus në punët e brendshme të SHBA-së. Klaper, i cili ka punuar në inteligjencën nga koha e Kenedit, e deri te Obama, dha deklaratë në Australi para fjalimit në kongresin e SHBA-së. Ish -shefi i inteligjencës deklaroi se prioritet i tij është avantazhi ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë, por për Donald Trampin bën përjashtime. “Sipas meje, Uotergejt është shaka në lidhje me atë që përballemi”, deklaroi ai. Pritet që sot Komisioni i Senatit për inteligjencë të marrë në pyetje përfaqësues të lartë që të bëjë analizë për fushatën hakere dhe ndikimin e mundshëm rus mbi fushatën presidenciale, si dhe çështjen më delikate – nëse ky ka qenë aksion i koordinuar i të afërmve të Trampit dhe Moskës.