Xhastin Klaivert mund të largohet nga Ajaksi gjatë merkatos së verës, pasi konfirmoi se ka refuzuar një ofertë të re të kampionëve të shumëfishtë të Holandës. Shfaqjet e 19-vjeçarit për skuadrën e Amsterdamit kanë tërhequr interes nga e gjithë Evropa, por ai kishte ruajtur dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin holandez. Megjithatë, negociatat hasën një pengesë në javët e fundit, duke çuar drejtorin e Ajaks, Edvin van der Sar, për të sugjeruar në televizion se agjenti i Klaivertit, Mino Raiola, po përpiqej ta bindte atë të largohej. Tensioni është rritur që atëherë, kur lojtari është bërë objekt i kritikave nga tifozët dhe akuzat e lakmisë. Por, është Ajaksi, që po kujdeset për interesat e veta financiare, ndërsa Klaivert këmbëngul, duke i dhënë atij një ultimatum: ose të nënshkruajë një marrëveshje të re, ose do të shitet përpara se t’i skadojë kontrata aktuale, e cila zgjat deri më 2019. “Ajaksi dëshiron që të zgjas kontratën time, në mënyrë që të mund të kërkojë më shumë, kur të më shesë, – tha ai për “Volkskrant”. – Çfarë duan ata me të vërtetë? Plani im ishte të qëndroja, por shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit. Tifozët mendojnë se është vetëm për para, ndërsa të gjithë e dinë se isha mirë në këtë drejtim. Unë dua të zhvilloj veten time. Kam folur shkurtimisht me drejtorin teknik, Mark Overmars, por ndihem i shtyrë për t’u larguar. Gjëja më e rëndësishme për Ajaksin është që ta zgjas kontratën time, atëherë kjo nuk ka të bëjë me futbollin, por me paratë”, deklaroi Klaivert.