Berlin, 25 shkurt – Drejtori i kompanisë farmaceutike KjurVak, Franc-Verner Has, sot deklaroi se testet përfundimtare të testeve mbi kafshët kanë treguar se kandidati i kompanisë për vaksina kundër Kovid-19 është efikas kundër mutacioneve të Afrikës së Jugut dhe të Britanisë.
Hasi i informoi deputetët në BE se rezultatet nga testet përfundimtare për ndikim të vaksinës mbi mutacionet e virusit do të publikohen së shpejti.
Ai gjithashtu tha se kompania pret që vaksina e saj të miratohet në Bashkimin Evropian deri në qershor.