Kjo video “varrosi” Serbinë në 1999 para opinionit ndërkombëtar

14

Gjatë luftimeve të vitit 1999, para bombardimeve të NATO-s, botën e përshkoi një video. Në të shfaqet një fshat i braktisur (Mihaliqi i Vushtrrisë) dhunshëm nga banorët shqiptarë, pasi ishte bombarduar nga forcat militare serbe. Në xhirim pastaj, nga distanca, kapen forcat serbe duke plaçkitur dhe djegur fshatin, transmeton gazeta Zeri. Në mesin e ushtarëve e policëve serbë, kishte edhe serbë në uniforma civile. Ndaj kësaj videoje kishte reaguar makineria propaganduese e Sllobodan Millosheviç, sepse në të shiheshin të gjitha fytyrat e këtij regjimit fashist antishqiptar: një regjim që vret, spastron etnikisht, shkatërron, djeg, vjedh…