Kjo vajzë e merr çdo ditë gjyshen e saj në universitet (FOTO)

Një studente e përkushtuar ka shkrirë zemrat e mijëra personave pasi morri me vete gjyshen e saj në dhomën e saj të universitetit në mënyrë që të mund të përkujdeset për të. Liu Lin, një studente në Chengdy, Kinë, është duke u kujdesur për gjyshen e saj 94-vjeçare në dhomën e saj në universitet. Ajo është i vetmi person tek i cili mund të mbështetet e gjyshja, pasi i ati i ka vdekur ndërsa mamaja e saj është shumë e sëmurë për t’u kujdesur për të moshuarën. Vajza, e cila studion Ekonomi dhe Menaxhim Turizmi në universitetin Chengdu-së vendosi ta merrte me vete gjyshen e saj Neijiang në dhomën e saj të vogël. Liu donte vetëm t’ia shpërblente gjyshes së saj e cila ishte kujdesur tërë jetën për të dhe vuante nga frakturat në kocka.