Kompania NanoFlowCell nga Lihtenshtajni është njëra nga kompanitë e cila për panairin e sivjetmë të veturave që do të mbahet në Gjenevë njofton se do të prezantojë modelin e ri sportiv. Fjala është për NanoFlowCell Quant 48Volt, model sportiv elektrik me kapacitet prej 761 kuajfuqi dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat. Tani për tani, dihet vetëm se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky model i ri do ta arrijë për 2,4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 300 km/h. Gjithashtu, autonomia e NanoFlowCell Quant 48Volt pritet të jetë rreth 1000 km.