Tashmë jemi në muajin mars dhe virus të ndryshëm mund të na shfaqen. Temperaturat gjatë këtij muaji janë të luhatshme dhe shpesh mund të biem pre e ftohjeve, që mund të na shkaktojnë kollitje, temperatura dhe irritim të fyti. Për t’iu ikur medikamenteve që mund t’i përdorni për ftohje, ne ju propozojmë këtë lloj supe, e cila ka efekte të mëdha.
Ajo përmban:
Xhenxhefil
Karota
Hudhër
Patate
Fide
1 kockë supe apo diçka e ngjashme sipas dëshirës
KOHA E PËRGATITJES: 30 minuta
1 litër ujë
1 lugë vaj ulliri
3 karota mesatare, të qëruara dhe të copëtuara
5 thelb hudhër
1 copë xhenxhefil i qëruar. Sasia sipas dëshirës (të prehet në rende)
1 patate mesatare
1 kockë pule
Fide 100 gram
PËRGATITJA: Së pari uji të hidhet në një tenxhere me një lug vaj ulliri. Pas kësaj në tenxhere të hidhet: Hudhra, xhenxhefili, karotat dhe patatja. Kjo sasi duhet të lihet për tu zier deri në 20 minuta. Pas kësaj i hidhet sasia e fides dhe një kockë. Të lihet mbi zjarr edhe 8 minuta dhe në fund ta shërbeni me një pjesë lemon.
FAKTE PËR PËRMBAJTËSIT
Xhenxhefil . Terapia me xhenxhefil (anglisht-ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë.
Hudhra. Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket se janë përgjegjëse për vetitë e saj.
Karota. Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Ajo përmban një substancë të quajtur b-karotën, e cila përmirëson shikimin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Karota ndihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e energjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë.