Ka një avantazh të madh të pasurit dy prindër. Tek kafshët me dy grupe kromozomesh, përfshirë njerëzit, seksi bënë të mundur “përzierjen” e gjenetikës sonë. Ky diversitet gjenetik është ajo që lejon shumicën e jetës në tokë të përshtatet me kalimin e kohës, duke evoluar karakteristika që i përshtaten më së miri me mjediset tona. Por kjo ‘përzierje’ nuk ndodh në organizmat që riprodhohen në mënyrë aseksuale
Një specie e vogël e brumbujve, vetëm një e pesta e një milimetri në madhësi, ka ndihmuar shkencëtarët të provojnë se kafshët mund të mbijetojnë për një kohë shumë të gjatë pa bërë seks. “Oppiella nova” është një specie femërore dhe përfaqëson diçka që shkencëtarët e quajnë “skandali i lashtë aseksual”. Ata nuk mund të kuptonin se si brumbujt po arrinin të riprodhoheshin pa kryer marrëdhënie seksuale, kështu që supozuan se ata po fshiheshin larg syve të biologëve. “Mund të ketë, për shembull, një lloj shkëmbimi seksual” të fshehtë “që nuk dihet. Ose ende nuk e di, “thotë autori i parë i studimit Dr Alexander Brandt. Mbijetesa afatgjatë e specieve të kafshëve pa riprodhim seksual mendohej të ishte praktikisht e pamundur – deri më tani. Ajo që zbuluan shkencëtarët në Universitetet e Këlnit dhe Göttingenit është se llojet e brumbujve Oppiella nova kanë mbijetuar për mijëra – ndoshta edhe miliona – vjet pa bërë seks.
Kjo specie mund të klonohet në vend që të riprodhohet. Normalisht, ka një avantazh të madh të pasurit dy prindër. Tek kafshët me dy grupe kromozomesh, përfshirë njerëzit, seksi bënë të mundur “përzierjen” e gjenetikës sonë. Ky diversitet gjenetik është ajo që lejon shumicën e jetës në tokë të përshtatet me kalimin e kohës, duke evoluar karakteristika që i përshtaten më së miri me mjediset tona. Por kjo ‘përzierje’ nuk ndodh në organizmat që riprodhohen në mënyrë aseksuale. Pavarësisht se prodhojnë ato që në thelb janë klone të vetvetes, ata janë ende në gjendje të prezantojnë variacione gjenetike dhe të përshtaten me mjediset e tyre në një mënyrë tjetër.
Dy kopjet e informacionit të tyre gjenetik grumbullojnë mutacione të veçanta, duke evoluar plotësisht në mënyrë të pavarur. Ky është diçka që quhet efekt Meselon dhe gjendet vetëm në speciet që riprodhohen vetëm në mënyrë aseksuale. “Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë. Por në praktikë, efekti Meselson nuk është demonstruar kurrë përfundimisht te kafshët – deri më tani”, thotë prof. Tanja Schwander në Departamentin e Ekologjisë dhe Evolucionit, nga Universiteti i Lozanës. Mbijetesa e një specieje për një kohë të gjatë pa riprodhim seksual është e rrallë, por siç tregoi studimi, jo e pamundur. Ekipi i biologëve dhe zoologëve ende mendojnë se brumbulli i vogël mund të ketë disa surpriza për ta kur bëhet fjalë për të kuptuar se si funksionon evolucioni pa seks.