Nëse jeni të apasionuar pas blerjeve e shëtitjeve në qendrat tregtare, atëherë “Mall of America” është zgjidhja për ju. Kjo qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ju ofrojë vend për të qëndruar, për të ngrënë, për të blerë dhe për të shkruar, për plot 5 ditë. Kjo do të fokusohet te të gjithë ata persona që dinë të shkruajnë dhe, siç bën të ditur “Atlas Obscura”, këta persona do të kenë të rezervuar një hapësirë të caktuar brenda qendrës. Puna e vetme që duhet të bëni është të shkruani përshtypjet që keni lidhur me ndërtesën dhe aktivitetin. Kështu, përveç akomodimit juve do t’ju ofrohet edhe një qëndrim falas në një hotel luksoz për 4 net, një kartë klienti me 400$ brenda për t’i shpenzuar në qendër tregtare dhe një “nder” që do shihet në fund. Periudha për t’u regjistruar është deri më 10 mars.
Kjo qendër tregtare do t’ju paguajë që të jetoni aty për plot 5 ditë!
Leave a comment