Një grua afgane që bëri provimin e pranimit në universitet, duke u kujdesur për fëmijën e saj dy muajshe, është bërë hit në internet. Jahan Taab, 22 vjeç, vjen nga një fshat në provincën Daikundi të Afganistanit dhe mori provimin për të studiuar në një universitet privat në Kabul, përcjell albeu.com
Ndërsa po merrte provimin, fëmija i saj dy muajsh filloi të qante, dhe Taab u ul përtokë për ta qetësuar dhe për ta ushqyer ndërsa vazhdonte të shkruante përgjigjet e saj. Yahya Erfan, një lektor që ishte duke e monitoruar provimin, e gjeti nënën “mahnitëse” dhe vendosi të merrte një pamje të momentit. Ai përfundoi duke kapur disa fotografi të skenës dhe i ndau ato në mediat sociale, duke përshkruar kontekstin në të cilin ishin marrë. Një nga fotot, që tregon Taab ulur në tokë me fëmijën e saj të mitur në prehër, duke shkruar përgjigjet e saj ndërsa kujdeset për fëmijën, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve të cilët po admirojnë përkushtimin e nënës.
“Pas 20 vitesh, ai fëmijë do ta shohë këtë fotografi në një Afganistan më të mirë,” shkroi një person në Tëitter. Dikush tjetër mendonte që fotografia ishte “absolutisht prekëse”, ndërsa një person tjetër e quajti nënën “legjendë”.