Në vendin ku lindi futbolli është duke u zhvilluar një ‘luftë’ e ashpër ndërmjet dy mediave gjigande të sportit, BT Sport dhe Sky Sports. Kjo garë po zhvillohet për drejtat televizive të Ligës së Kampionëve se kush do të arrijë marrëveshje me UEFA për transmetimin e ndeshjeve në tri vitet e ardhshme.
Aktualisht BT Sport ka kontratë me UEFA dhe pritet që ta vazhdojë edhe për tri vitet e ardhshme nga 2018-19. Tenderi do të mbyllet të Mërkurën mbrëma. Gjiganti Sky do të tentojë të fitojë të drejtat për të transmetuar turneu më të famshëm të klubeve evropiane.
Por, Sky nuk do të dëshironte të humbte të drejtat për transmetimin e Premier Ligës, ashtu sikurse BT Sport që i duhet të mbajë transmetimin e Ligës së Kampionëve. Sky sports do të mendojë se a do t’ia vlente të shpenzonte 1 bilion euro për t’i fituar drejtat për transmetimin e Ligës së Kampionëve.