Kjo mace adoptoi 4 këlyshë ketrash (FOTO)

Bota e kafshëve ka kaq shumë për të na mësuar në aspektin e dashurisë dhe solidaritetit, madje edhe midis racave të ndryshme.

I tillë është edhe rasti i kësaj maceje që nuk pati probleme  të adoptojë 4 këlyshë  ketrash, të mbetur jetimë.  Ajo kujdeset për ata sikur t’i kishte këlyshët e vet.

Protagonistja i kësaj historie është Pusha, një mace që jeton në Bakhchisaray, një qytet që ndodhet afër kryeqytetit të Krimesë. Macja i gjeti këlyshët e  ketrit të mbetur vetëm dhe nuk mendoni dy herë, por i adaptoi .

Prej atij çasti macja dhe ketrat flenë, hanë dhe luajnë së bashku. Ata në thelb jetojnë sikur të ishin një familje, pavarësisht nëse ata i përkasin të njëjtës specie.