- Fundi i një epoke. I ruajtur prej Kalorësve Hospitalierë, ishulli i Rodit ishte një prej bastioneve të fundit që kish mbetur nga Kryqëzatat. Pas një rrethimi të gjatë dhe të përgjakshëm, forca e Sulejmanit të Madhërishëm e përmbysi rendin dhe ai e mori kështjellën.
- Rënia e Romës. Qyteti i Kostandinopojës do të ishte në zemër të Perandorisë. I pushtuar nga një prej paraardhësve të tij, Mehmedi II, Sulejmani gjithësesi do të përvetësonte dhe lartësonte disa prej elementëve më të spikatur, si për shembull Xhamia e Sulejmanit.
- Vala otomane ndalet. Pas dy rrethimesh të dështuar, Sulejmani detyrohet që të braktisë ambicien e tij të pushtimit të Vjenës, kryeqytetit të Habsburgëve. Më larg se kaq otomanët nuk do të përparonin dot kurrë në Evropë.
- Një përplasje mbretërish. Një prej betejave më me ndikim në Evropë, Beteja e Mohacs, pa Sulejmanin të mposhtë mbretërinë e Hungarisë dhe aleatët e tyre evropianë. Pas fitores, Hungaria pushoi së ekzistuari si një entitet i pavarur.
- Rivalë. Mosmarrëveshjet territoriale mes otomanëve dhe dinastisë fqinje Safavide në Iran, bënë që në vitin 1532 të shpërthejë lufta. Marrja e Bagdadit në vitin 1534 forcoi sundimin e Sulejmanit në disa pjesë të Mesopotamisë, për 100 vitet e ardhshme.
- Jashtë Afrike. Tokat pa ligje të brigjeve libiane u vunë nën kontrollin e otomanëve me marrjen e Tripolit në vitin 1551. Nga kjo bazë, piratët barbarë do të kishin dorë të lirë të sulmonin anijet në Mesdhe.
- Gjysmëhëna dhe zambaku. Aleanca mes Francës dhe Perandorisë Otomane tronditi pjesën tjetër të Evropës së krishterë. Kjo aleancë e huaj e rëndësishme do të ruhej deri në luftërat Napoleoniane.