Më 1 janar 2017, në Kaliforni ka hyri në fuqi legjislacioni i ri që ndalon zbatimin e ligjit nga arrestimi i të rinjve nën moshën 18 vjeç, që angazhohen në prostitucion. Ky ligj është duke shkaktuar mjaft polemika. Kritikët e projekt-ligjit thonë se me zbatimin e këtij ligji do të jetë në fuqi legalizimi i prostitucionit të fëmijëve. Ligjet për prostitucion, si angazhim në aktivitet seksual me pagesë, mund të jetë i paqartë, në varësi të vendit. Holanda legalizoi prostitucionin në vitin 2000, transmeton gazetametro.net. Në Letoni, prostitucioni është i rregulluar me ligj, por mbajtja e një bordello është një aktivitete i paligjshëm. Njerëzit në ‘OpenStreetMap’ krijuan një hartë interaktive të botës ku që tregon se ku është i lejuar prostitucioni dhe ku jo:
Me të kuqe: plotësisht ilegale
Me të verdhë: legale, por jo të rregulluara me ligj – bordelot të paligjshme
Me të kaltër: legal, dhe i rregulluar me ligj.
Ka vetëm pak vende në botë ku prostitucioni, dhe bordellot janë të ligjshme.
Prostitucioni në Turqi është edhe ligjor dhe e rregulluar gjithashtu (edhe pse marrja e licencës është bërë më e vështirë). Gjermania dhe Zvicra e kanë bërë prostitucioni legal dhe të rregulluar me ligj. Për një numër të vendeve të tjera, ligjet janë më të paqarta. Prostitucioni në Francë ishte i ligjshëm deri në prill të vitit 2016, ku u prezantua një projekt-ligj që të zvogëloj këtë profesion duke gjobitur ata që kapen duke paguar për seks. Në Angli, Uells dhe Skoci të paguash për seks nuk është kundër ligjit, por si në Francë, aktivitetet që lidhen me të si mbajtja e një bordello është e paligjshme.