Fëmijët e dy prindërve të cilët ishin prekur nga sëmundje të pashërueshme kanë ndarë në rrjetet sociale foton e tyre së bashku, në momentet e fundit të jetës së babait. Julie Bennet, nënë e tre fëmijëve, u diagnostikua me kancer në maj te vitit 2016, ndërsa bashkëshorti i saj, Mike Bennet, përballej me kancerin që nga viti 2013, pasi u diagnostikua me një tumor në tru. Fëmijët e tyre kanë fotografuar momentin prekës kur nëna dhe babai i tyre i dhanë lamtumirën njëri-tjetrin, vetëm pak ditë para se Mike të ndërronte jetë. Ata kanë ndarë foton në mediat sociale për t’i treguar botës se sa shumë e donin njëri-tjetrin prindërit e tyre dhe ishin bashkë deri në fund të jetës. Miqtë e çiftit i kanë premtuar tashmë Julie, 50 vjeçares, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në shtrat duke luftuar me vdekjen, se do të kujdesen për fëmijët e saj. Familja dhe miqtë e çiftit Bennet kanë premtuar se do t’ju ndihmojnë të rinjve, të cilët janë ende në shkollë, për të arritur ambiciet e tyre, pas vdekjes së nënës. Mikja Sue Wright, 48 vjeçare, drejtoreshë biznesi, tha se ajo e ka vizituar zonjën Bennet, e cila ishte në spital. “I thashë asaj se komuniteti do t’i ndihmojë fëmijëve të saj – dhe ajo i hapi sytë e buzëqeshi”, theksoi Wright.