Këto foto shqetësuese tregojnë qartë se si foka ka ngordhur për shkak të mbeturinave plastike. Gjitari kishte ngecur në një rreth plastik dhe me rritjen e tru[it, rrethi i ishte ngushtuar deri sa i mori jetën. Ekspertët që merren me Mbrojtjen e Gjallesave të Detit tha se foka ngordhi gjysmë ore përpara se ata të mbërrinin në vendin e ngjarjes.
Nëse do të ishte gjetur pak ditë më përpara, ndoshta mund të shpëtonte. Gjithkush që u përfshi në këtë ngjarje u mërzit dhe se kjo sipas tyre ishte një nga rastet me të këqija që kishin parë deri më tani. Shumë prej vullnetarëve me përvojë nuk mund t’i shihnin dot fotografitë e tmerrshme.