Një hirushe e vërtetë ka treguar, se nuk i ka pasur gjithmonë flokët kaq të bukura, pasi pranoi se dikur vuante nga gjendja e rrallë shëndetësore e quajtur ‘alopecia’. Anastasia Sidorov tani ka pamje të pabesueshme në moshën 23-vjeçare, me flokët e saj të gjata dhe të mrekullueshme. Por ajo tregoi se në moshën 18-vjeçare ajo vuante nga rënia e flokëve. Shërimi i saj shkoi me aq shumë sukses, sa që tani ajo është bërë një modele për shampon Pantene, duke u shfaqur në shumë revista ruse. Në faqen e saj në Instagram ajo tha: “Sot e mata gjatësinë e flokëve të mia për herë të parë. Kurrë nuk jam brengosur për këtë, por më bënin shumë pyetje. Kështu, gjatësia e flokëve është 106 cm”. Se si duket ajo me flokët e saj të bukura, mund t’i shihni fotot më poshtë: