Policia gjermane në Taucha (Saksoni), të martën ka shpëtuar një familje refugjatësh me katër fëmijë nga një kamion. Plotësisht të dehidruar, të uritur dhe me forcat e fundit ata kishin trokitur në muret e brendshëm të kamionit!
Një vozitës nga Greqia, pasditen e sotme është ndalur pak para Leipzigut në Gjermani. Tre ditë të tëra i ka pasur duke drejtuar automjetin e rëndë. Paprtimas ai dëgjon trokitje nga brendia e kamionit. Vozitësi menjëherë ka alarmuar sipërmarrësin e vet dhe më në fund policinë gjermane.
Në një pikë karburantesh, policët kanë hapur pjesën e pasme të kamionit dhe e kanë liruar familjen: Nëna, babai, një djalosh me të vëllain më të vogël dhe dy vajzat të vogla.
„Të gjithë kanë qenë të dehidruar, kishin etje dhe në vendngjarje u shërbyen“, ka pohuar një zëdhnëse e policisë, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“. Ata kanë pasur me vete edhe një valixhe me vete, por ushqimin e kishin harxhuar kohë më parë.
Kamioni ka ardhur nga Greqia, përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Çekisë, për në Gjermani. Përpos se janë të dehidruar e gjithë familja nuk ka pësuar dëme të tjera. Për momentin ata janë pranuar nga Enti gjerman i migrimit në një qendër strehimi në Leipzig.