Dy studentët francez, Valentin Fuchs dhe Pierre Jovenaux kanë projektuar dhe ndërtuar në 3D konceptin të cilin ata e kanë emëruar Volkswagen Varok. Ky koncept është një kombinim mes një Caravani dhe Pick-up. Fuchs dhe Jovenaux deshën të projektojnë një veturë e cila shumë shpejtë dhe lehtë mund të konvertohet nga Pick-up në Caravan. “Qëllimi i këtij projekti është të imagjinohet një veturë me të cilën Volkswagen do të mund të hynte në tregun australian, dhe fjala është për një Pick-up të ulët dhe të fuqishëm”, ka thënë Valentini, transmeton Koha.net. Ata për krijimin e këtij projekti janë frymëzuar në modelin Vauxhall Maloo dhe Volvo V90, dhe përmes kombinimit të elementeve të tyre të veçanta ka rezultuar koncepti Varok.