“Skoda Octavia” është sërish vetura numër një në Zvicër. Kjo veturë është më popullore në Zvicër për herë të dytë me radhë. Tashmë në fund të nëntorit, VW kryeson listën e makinave dhe tani, sipas “Auto-schweiz”, gjithashtu në fund të vitit do të jetë në krye të veturave më popullore. VW Golf ka zënë vendin e dytë. Për dekada Golfi ka qenë numër një, pothuajse pa ndërprerje.
“Amag”, importuesi zviceran i markave VW, shpjegon renditjen e re me avantazhet e shumta të Octavia. Octavia është në dispozicion në variante të ndryshme, modele 4×4 automatik, thonë në Amag. “Octavia plotëson të gjitha dëshirat e Zvicrës”. Dhe në vend VW Golf, shumë blerës zgjodhën xhipat VW Tuareg. VW ishte vetura më e shitur në Zvicër edhe këtë vit. Shitjet ishin raportuar edhe për markat Audi, Seat dhe Skoda, thotë zëdhënësi i Amag.