Aktorja e njohur nga seriali “Çka ka Shpija” sot feston ditëlindjen. Me këtë rast, Fiona Gllavica ka marrë si dhuratë një veturë Range Rover.
Me rastin e ditëlindjes, aktorja do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Përveç urimeve, aktorja e njohur po pranon edhe dhurata të bukura.
Përmes një storie të publikuar për 66 mijë e 800 ndjekësit e saj në instagram, aktorja zbuloi se sot për ditëlindje pranoi një veturë të bukur të tipit Range Rover.