Me futbollin e ri, me modë, stil dhe marketing që thellohen gjithmonë e më shumë në rezultate të tmerrshme, askush të mos mendojë se ka parë gjithçka. Së fundmi është konstatuar një gabim që mund të shndërrohet në një vepër arti, nëse shihet në këndin e duhur. Risia është zbuluar në Anlgi, pikërisht në Merseyside, ku luan Suthport, e angazhuar në Ligën Kombëtare, ose kategoria e pestë, sipas hierarkisë së futbollit anglez. Ekipi që ka preferuar të zgjedhë gjithmonë ngjyrën e verdhë për fanellën e kryesore, këtë vit e ka tepruar fare. Këtë sezon, drejtuesit e skuadrës së Sauthport kanë vendosur që të dorëzohen përballë një tentacioni të madh të viteve të fundit, duke zgjedhur fanellën rezervë të tipit fosforeshente. Përtej zgjedhjes, problemi është një tjetër. Në fakt, më shumë se cilësia fosforeshente e fanellës së dytë, problemi qëndron te ngjyra e zgjedhur për uniformën rezervë, praktikisht gati identike me fanellën e parë të ekipit. Konkretisht një problem ky i konstatuar dje në praktikë, kur përballë Torquay, ky i fundit u detyrua të luajë me fanellat rezervë, bardhezi, pasi të dyja uniformat e Southport, janë në ngjyrë të verdhë.