Torta më e shtrenjtë në botë është bërë në Dubai. Dhe padyshim do habiteni kur të mësoni sesa kushton. Ëmbëlsira kushton 1 milionë dollarë. Dhe padyshim që shumë njerëz ishin me fat pasi arritën të shikonin tortën e rrallë në një ekspozitë dasmash në Dubai. Dhe patën mundësinë të shijonin pakëz nga “nusja”. Torta u krijua nga krijuesja Debbie Wingham, dizenjuesja më e shtrenjtë në botë. Torta, ku është dizenjuar një nuse me vello, është 182 cm e gjatë dhe peshon 120 kg.