Rimeçi i shumëpritur do ta pasurojë Anthony Joshuan me 40 deri në 60 milionë funta, krahasuar me Andy Ruiz Jr që do të fitojë vetëm 7.7 milionë funta, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Duke marrë parasysh faktin se Ruiz Jr është kampioni aktual në WBA, IBF dhe WBO, fakti se ai do të përfitojë gjashtë herë më pak se kampioni është thjesht poshtëruese.
Sidoqoftë, këto shifra mund të ndryshojnë paksa, pasi shuma finale do të varet nga shitjet “pay-per-view” që do të gjenerohen nga eventi.
Kujtojmë se rimeçi zë vend në Arabinë Saudite më 7 dhjetor. (koha.mk)