Kosova ka vazhduar me formën e mrekullueshme. Sot ka arritur të marrë tri pikët e plota në Bullgari duke fituar 2 me 3.
Pas dy barazimeve, kjo ishte fitorja e parë në eliminatoret për “Euro 2020”.
Në Grupin A, Kosova tani është e treta në tabelë, pas Anglisë e Çekisë.
Anglia me dy ndeshje ka gjashtë pikë, aq sa ka edhe Çekia me tri ndeshje në pozitën e dytë. Kosova tani ka pesë pikë dhe është e treta në tabelë. Mali i Zi e Bullgaria mbyllin tabelën me nga dy pikë.
Dy pozitat e para çojnë në “Euro 2020”.