Niveli i lartë i ndotjes në kryeqytet dhe qytetet e tjera të Kosovës ka alarmuar qytetarët dhe institucionet në vend.
Tani janë paralajmëruar edhe masa drastike me qëllim të eliminimit të ndotjes. Siç dihet një prej burimeve të ndotjes janë edhe veturat e vjetra që emetojnë gazra.
Por, derisa ndërmerren masa ad-hok nga drejtuesit e institucioneve në vend, nuk janë duke u zbatuar disa prej udhëzimeve të cilat ka kohë që janë miratuar.